Lajmet e fundit

Këshilli i Mandateve miratoi mbrëmjen e së dielës kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputetit të Partisë Socialiste, Armando Prenga.
Ky i fundit, që mbahen në arrest nga policia, është paraqitur i shoqëruar nga uniformat blu përpara kolegëve të tij deputetë.
Prenga jo vetëm që mohoi akuzat, por deklaroi se ishte ai që ishte kërcënuar nga pala tjetër në konflikt.
Ndryshe nga sa ishte njoftuar, Parlamenti do të afrojë orën e mbledhjes së seancës së parë të këtij sesioni në orën 10:00 të paradites së të hënës, ku do të votohet vendimi i Këshillit të Mandateve për deputetin Prenga, votim që pritet të pasohet nga vendimi i gjykatës për masën e sigurisë për deputetin e Laçit, raporton Top Channel.