Lajmet e fundit

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry ka deklaruar se nëse Pep Guardiola do të kalonte tek ndonjë skuadër në Angli, atëherë ai do të dominonte.
Spanjolli ka paralajmëruar se do të largohet nga Bayern Munich në fund të kësaj sezone, pasi edhe klubi bavarez ka arritur marrëveshje me Ancelottin.
Për Guardiolan interesim kanë shprehur një numër i madh i skuadrave angleze, si Manchester City, Manchester United.
Henry ka thënë se Guardiola është njëri ndër trajnerët më të mirë në botë, transmeton Klan Kosova.