Lajmet e fundit
Liverpooli do të përballet me Manchester City në finalen e League Cup të dielën dhe kapiteni i Reds ka thënë se e di ndikimin e trofeve në pozitën që ka.

Jordan Henderson ka thënë se koha e tij si kapiten i Liverpool do të gjykohet në bazë të trofeve që fiton.
Henderson, 25 vjeçar, u bë kapiten i Reds pasi Steven Gerrard u largua në fund të edicionit të shkuar.
Anglezi do të ketë mundësi ta drejtojë skuadrën në Ëembley për të parën herë në ngjyrat e Liverpool, kur skuadra të përballet me Manchester City ën finalen e League Cup.
“Ajo që kanë arritur kapitenët tjerë të kësaj skuadre është inspiruese”.
“Edhe si lojtar, por edhe si kapiten gjykohesh në bazë të trofeve që fiton”.
“Në fund të ditës, nëse nuk luan mirë dhe nuk fiton trofe, trajtimi do të jetë i ndryshëm”.
“E kam ditur këtë gjë para se të bëhesha kapiten”.