Lajmet e fundit

Hëna e kuqe e plotë, e shfaqur këto net të tetorit, bëri që shumëkush t’i drejtojë sytë kah qielli e të shkrepë ndonjë fotografi të bukur.
Hënë e plotë në këtë kohë të vitit quhet tradicionalisht “Hëna e Gjuetarit”. Kjo pasi gjuetarët dhe fermerët thuhet se e përdornin dritën e Hënës së plotë për të korrur të korrat dhe për të gjurmuar gjahun, duke grumbulluar rezerva për dimër, transmeton Klankosova.tv
“Hëna e Gjuetarit”, njësoj si “Hëna e Korrjes” në shtator, mund të duket se ka një ngjyrë të kuqe për shkak të kohës së shkurtër midis perëndimit të diellit dhe lindjes së hënës.