Lajmet e fundit

Çerdhja “Ardhmënia” në Prishtinë u bë me laptopë e televizorë, për të cilat kishte pasur goxha shumë nevojë.
Por edhe pajisje tjera që mungonin erdhën të premten në këtë institucion nga organizata Help Kosovo, e cila po synon të krijojë një mjedis më të mirë për të vegjlit.
Donacioni i organizatës Help, sipas drejtoreshës së kopshtit Lumnije Qitaku, ka përmbushur nevoja të rëndësisë së veçantë për shëndetin dhe edukimin e fëmijëve.
Qitaku thotë se kopshti që ajo drejton ka edhe nevoja tjera,prandaj do të vazhdojë të aplikojë për fonde përmes projekteve.
Veç “Ardhmënisë” janë edhe pesë kopshte publike të kryeqytetit që u ndihmuan nga Help Kosovo.
Komuna e Prishtinës inkurajon të gjithë drejtuesit e këtyre institucioneve që përmes projekteve të aplikojnë për grante në OJQ, pasi që për shkak të kufizimeve buxhetore e kanë të pamundur t’i plotësojnë të gjitha kërkesat e tyre.