Lajmet e fundit

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se disa nxënës të shkollave të mesme në Lipjan dyshohet se janë helmuar nga ushqimi më 6 nëntor të këtij viti.
"AVUK ka marrë mostrat dhe i ka dërguar për analiza. Më 29.12.2021 kanë arritur analizat e mostrat të cilat kanë rezultuar si pozitive", thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Klankosova.tv.
Me vendim të prokurorit rasti po vazhdon të hetohet, bëhet e ditur nga policia.