Lajmet e fundit

Pak para se të merrte pjesë në ceremoninë Oscars, Helen Mirren postoi një fotografi të veten ku ishte krejtësisht pa grim dhe pa flokët e rregulluar.
“Nata e Oscars…para”, kishte shkruar ajo në këtë selfie të postuar në Instagram e e cila duket se është bërë nga një dhomë hoteli.
https://www.instagram.com/p/Bf_9WqWACXp/?taken-by=helenmirren
Një orë më vonë, aktorja e cila ishte e rrethuar nga skuadra që e zbukuroi, postoi një fotografi tjetër – tashmë me grim dhe flokë të rregulluar bukur.
“Dhe pas…me ndihmën e këtyre në foto”, ka shkruar 72 vjeçarja, transmeton Klan Kosova.
https://www.instagram.com/p/Bf_9nRtgPL0/?taken-by=helenmirren
Ndonëse shumë në Hollywood e vlerësojnë sharmin dhe bukurinë e Mirren, ajo vetë kishte bërë të ditur se jo gjithmonë është ndjerë mirë me veten.
“Kam pasur pasiguri në jetë dhe akoma kam, në baza ditore. Më kujtohet se kam pasur sulme paniku”, kishte thënë ajo dikur për The Daily Telegraph.