Lajmet e fundit

Helen Flanagan e ka mirëpritur fëmijën e saj të parë me të dashurin Scott Sinclair.
Çifti njoftoi për ardhjen e vajzës së tyre Matilda Jessica Sinclair në rrjetet sociale, duke ndarë me fansat një fotografi të lezetshme familjare në Instagram.
Scot e ka përshkruar fotografinë: “Dita më e mirë e jetës sime”.
24 vjeçarja Helen besohet se ka lindur gjatë ditës së hënë.
Sipas The Sun, ish ylli i Coronation Street Style tani është duke pushuar në spitalin e Birminghamit, transmeton Klan Kosova.
Flanagan, e cila e ka filluar lidhjen me Scott që nga viti 2009, ka njoftuar për shtatzëninë e saj në muajin dhjetor.
Duke folur për revistën Now në atë kohë, ajo ka deklaruar: “Scott e ka ditur se unë dëshiroja të bëhem nënë që nga fillimi i lidhjes sonë, dhe kur unë u bëra 24 vjeçare, ne të dy e kemi ndjerë se ishte koha jonë që më në fund të kemi fëmijën tonë”.