Lajmet e fundit

Modelja e njohur Heidi Klum, ka zbuluar në emisionin e Ellen Degeneres se Drake i ka dërguar mesazh por ajo nuk ia kishte kthyer.
Disa kohë më parë kur Klum ishte e ftuar në emisionin e Degeneres duke luajtur lojën se cilin nga personazhet e famshme e kishte zgjedhur për një takim, ajo gjithmonë vendoste reperin Drake para fytyrave tjera që dilnin.
Pas kësaj, Drake kishte vendosur t’i shkruante modeles, por kjo e fundit e kishte refuzuar sepse ishte në lidhje me njeriun që vazhdon të ndihet ende e lumtur.
Klum i kishte premtuar reperit se do të shkonte në një koncert të tij dhe e kishte përgëzuar për talentin e tij.