Lajmet e fundit

Banesa e fundit e Hugh Hefner, themeluesit të Playboy, do të jetë afër gruas e cila e ndihmoi të lansojë revistën legjendare - Marilyn Monroe.
Hefner ka blerë dhomën e nëndheshme afër vendit ku pushon trupi i Marilyn Monroe në varrezat Westwood Village Memorial Park, në Los Angeles.
“Ta kaloj amshueshmërinë afër Marilyn Monroe është diçka shumë e ëmbël”, kishte thënë Hefner kur e kishte blerë këtë vend për 75 mijë dollarë në vitin 1992, njofton Klan Kosova.
Marylin ishte shfaqur në kopertinën e numrit të parë të revistës Playboy.
