Lajmet e fundit

Heather Locklear ka përfunduar sërish në një spital psikiatrik, pasi ka pësuar një thyerje nervore, në shtëpinë e saj në Los Angeles.
Ylli i “Melrose Place” është pranuar në spital më 19 nëntor, pasi terapisti dhe avokati i saj kanë ardh në përfundim se ajo ka nevojë për ndihmë mjekësore.
Nuk dihet nëse thyerja nervore që aktorja ka pësuar së fundmi ka të bëjë me konsumimin e alkoolit.
Hospitalizimi i Locklear është incidenti i fundit në një seri të problemeve me shëndetin mendor dhe abuzimeve me substance narkotike.
Heather më herët ishte arrestuar për sulm ndaj një zyrtari policor dhe personalit të emergjencës, para se të hospitalizohej për overdozë në muajin qershor.
Disa javë më vonë, ajo ishte shtrirë në spital për trajtim mjekësor për abuzimet me substanca narkotike dhe trajtim për shëndetin mendor.
Ajo aktualisht përballet me tri akuza për incidentet e muaji qershor.