Lajmet e fundit

Heather Locklear është arrestuar për sulm ndaj policisë, si dhe nën dyshimin për dhunë familjare.
Siç raporton TMZ, vëllai i aktores së serisë Melrose Place, Mark, arriti në shtëpinë e saj në Thousand Oaks të Kalifornisë, ku e gjeti duke u grindur me të dashurin e saj.
“Policia ishte thirrur dhe më pas “e kishin parë që i dashuri i saj ka një shenjë të dukshme” në trupin e tij.
Kur ata tentuan që ta arrestojnë Locklear-in, ajo rezistoi dhe goditi policët.
Ajo fillimisht u dërgua në spital për t’u vlerësuar gjendja e saj shëndetësore, ndërsa më pas u dërgua në burgun Ventura County.
Aktorja është liruar me dorëzani, por përballet me akuza për dhunë familjare dhe me akuza të tjera.