Lajmet e fundit

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se problemi i Serbisë ndaj Kosovës është territorial.
Ai ka potencuar se shteti serb në pamundësi të fitimit të territorit kosovar në alternativa të tjera, ai tashmë po tenton ndarjen e Kosovës, njofton Klan Kosova.
''Duhet dikush të vlerësojë dialogun. Duhet të vendosni sepse nuk ka bisedime të pakufishme''.
''Edhe bisedimet e Brukselit që u nisën nga Kryeministri e po vazhdojnë nga Presidenti sot, Serbia ka qëllimin e njëjtë''.
''Problemi i Serbisë është territorial. Sepse në pamundësi të spastrimit etnik në forma të tjera, po tenton ndarjen e Kosovës, për ta larguar nga harta të arriturën e Kosovës''.
Këto deklarime Lutfi Haziri i dha sot në konferencën e mbajtur ku u prezantua''Skenari i 'Finales së Madhe' mes Kosovës e Serbisë'', njofton Klan Kosova.