Lajmet e fundit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ngushëlluar familjen Tali me rastin e vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare dhe patriotit, Enver Tali.
“E nderuara familja Tali, me dhembje të madhe e mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare dhe patriotit gjilanas Enver Tali.
Enver Tali gjatë gjithë jetës së tij luftoi kundër apartheidit, kundër padrejtësive, duke dhënë kontribut të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Gjithashtu, një kontribut të jashtëzakonshëm Enver Tali e ka dhënë edhe në sensibilizimin e opinionit në Turqi dhe kthimin e vëmendjes të këtij shteti për Kosovën.
"Ngushëllime familjes, miqve, shokëve dhe farefisit. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegram, transmeton Klan Kosova.