Lajmet e fundit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar sot vendimin për ndarjen e dy bursave për dy nxënësit e suksesshëm të Gjilanit, Dafina Abdyli Lindrit Jahiu.
Me këtë vendim, do të bëhet pagesa në shumën prej 1 mijë euro për secilin, për subvencionimin e shkollimit në kolegjin “Mehmet Akif” në Lipjan.
Kryetari Haziri ka nënshkruar vendimet në prezencën e dy nxënësve, për të cilët tha se janë shembulli më i mirë i punës dhe i përkushtimit.
“Me punën, përkushtimin dhe sukseset e jashtëzakonshme, ju jeni shembulli më i mirë i nxënësve të Gjilanit. Vazhdoni të punoni shumë dhe të tregoni suksese në mënyrë që të gjejmë forma që t’ju mbështesim edhe në vitin e ardhshëm”, ka thënë Haziri.