Lajmet e fundit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka pohuar se LDK-në e kanë rrëzuar nga pushteti agjendat politike, njofton Klan Kosova.
Megjithatë, Haziri ka thënë se kjo parti asnjëherë nuk vonohet, sa i përket veprimeve politike.
“LDK asnjëherë nuk vonohet”, tha Haziri në Zona B të Klan Kosovës.
“Duket se po vonohet, ecë ngadalë por asnjëherë nuk vonohet”.
“E ka problem deri në vendimmarrje, por pastaj e mban fjalën dhe qëndrimin e vet”.
Tutje, Haziri tha se LDK-në nuk mund ta thyejë marrëveshja e sotme e AKR-së dhe PAN të cilën ai e quajti salto mortale të AKR-së në kampin e koalicionit PAN.
“Kemi qëllimin politik më të madh”, shtoi ai sa i përket synimeve të partisë së tij.
Për më tepër, Haziri ka thënë se që nga viti 2002, formulat politike nuk kanë dhënë rezultate, e në veçanti pas pavarësisë së Kosovës.
“Asnjë qeveri nuk e ka kryer mandatin. Çdo herë parlamenti e ka shpërndarë vetveten”, duke akuzuar disa individë që sipas tij e kanë dirigjuar Kosovën politikisht për agjendat e tyre.
“A është gjykata speciale ajo agjendë e fshehtë politike karshi kësaj situate nuk e di, por jam i sigurt që agjendat politike e kanë rrëzuar LDK-në prej pushteti, por edhe frika nga suksesi”, Haziri.