Kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar pas rritjes së rasteve me COVID-19.
Haziri tha se qytetarët duhet të mbajnë maska si dhe nëse kanë simptoma t'i lajmërojnë organet anti-COVID.
"Pavarësisht se e kemi një rritje të infeksionit, Gjilani vazhdon të mbetet në zonën e gjelbër. Shpresoj që trendi të bie në ditët në vazhdim. Po e përcjellim gjendjen ditore dhe ju lus që të mos e harroni ta vendosni maskën dhe ta mbani distancën. Lajmëroni organet anti-COVID-19 në Gjilan nëse keni simptoma. Testohuni me kohë dhe kërkoni këshillën e mjekut të familjes”.

Në komunën e Gjilanit që nga fillimi i pandemisë janë testuar 11 mijë e 424 persona si të dyshuar për virusin COVID-19, nga ta pozitivë kanë rezultuar 3 mijë e 644.
Sipas njoftimit nga kjo komunë 3 mijë e 606 persona janë shëruar nga ky virus, ndërkaq 110 persona e kanë humbur betejën me pandeminë COVID-19.
"Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 11424 mostra, 3644 kanë rezultuar pozitivë, 3606 janë shëruar, 110 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 119 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 17 persona dhe 400 mostra në pritje për rezultat".
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.