Lajmet e fundit

Nën shoqërinë e bashkëshortes dhe vajzave, kandidati nga rradhët e LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri ka hedhur votën e tij.
Obligimin kushtetues, Haziri e kreu në qendrën më të madhe të votimit në këtë komunë, shkollën fillore “Ajet Abazi”.
Votimi i tij është përcjellë me duartrokitje nga të pranishmit në vendvotim.
Para medieve, Haziri u bëri thirrje votuesve të rinj që të dalin të votojnë. Për këtë mori shembull dy vajzat e tij që gëzuan të drejtën e votës për herë të parë.