Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se do të angazhohet që Teatri i Gjilanit, të jetë identifikim i Kosovës në arendën rajonale dhe ndërkombëtare.
Këtë Haziri e ka thënë në një takim me trupën e Teatrit të Gjilanit, e cila ka marrë çmimin kryesor në festivalin e teatrove të Dibrës.
“Jam i gëzuar që është arritur vendi i parë nga Teatri i Qytetit të Gjilanit në festivalin e Dibrës. Kjo është bërë me një përgatitje sigurisht shumë të madhe të aktorëve, me përkushtim të vazhdueshëm dhe me një mbështetje simbolike nga ana e Komunës. Më tutje jam i angazhuar gjithnjë që teatri i Gjilanit të jetë identitet i teatrove të Kosovës në botën e jashtme, mirëpo kjo bëhet me shumë punë dhe me angazhim të sinqertë e profesional”, ka pohuar kryetari Haziri, transmeton Klan Kosova.
Shfaqja “Jetë me qira”, me autor Rafet Abazin dhe me regji të regjisorit Ekrem Sopi, ka marrë çmimin kryesor në festivalin e mbajtur në Dibër, ku pjesëmarrës ishin teatro të ndryshme nga gjithë hapësira shqiptare.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.