Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri e ka cilësuar të papranueshme, siç e quajti ai, denigrimin dhe fushatën ndaj presidentes Vjosa Osmani.
Të martën, në emisionin “DPT te Fidani”, Haziri tha se është e qartë që është organizuar një fushatë kundër presidentes, transmeton Klankosova.tv.
“Ajo që po ndodh ditëve të fundit në raport me emrin e saj dhe detyrën e saj si presidente, është e papranueshme. Denigrimi dhe kjo fushatë që po shihet që është e organizuar kundër saj është e papranueshme, edhe gjuha, edhe metoda edhe forma”, tha Haziri në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=jiBduBRhg9Y
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.