Lajmet e fundit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se as Demarkacioni me Malin e Zi dhe as liberalizimi i vizave nuk e shpëton askënd nga Gjykata Speciale, “sepse ajo merret me individ dhe jo me organizata”.
Lutfi Haziri, ka thënë për Gazetën Zëri se çështja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi është politizuar, ndonëse, sipas tij, ky do të duhej të ishte thjesht një proces teknik, në të cilin ekspertët do ta thonë fjalën e tyre.
Haziri ka shtuar se tryeza e tre gushtit për Demarkacionin duhet të ofrojë zgjidhje, ndërsa nuk e kundërshton as idenë që kjo çështje të dërgohet në Arbitrazh Ndërkombëtar, si opsion i fundit.
Megjithëse thotë se problemi nuk është në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, por është problem në mes të shumicës dhe pakicës politike në Kosovë.