Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri është mbajtur sot mbledhja e Komitetit për Mbrojtje dhe Shpëtim për preventivë të përhapjes së virusit Covid-19.
Në takim është diskutuar për izolimin e përkohshëm të Vrapçiqit dhe Zhegrës, sikurse edhe për zbatimin e vendimit për ndalimin e qarkullimit të lëvizjes së qytetarëve.
“Jemi në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha instancat komunale dhe regjionale, përfshirë këtu edhe Policinë Kufitare për menaxhim sa më të suksesshëm, derisa jemi në komunikim të vazhdueshëm edhe me Këshillin e Bashkësisë Islame lidhur me ritet dhe shërbimet fetare”, ka thënë Haziri pas takimit.
I pari i Gjilanit ka apeluar qytetarët që të jetojnë pa panik, të mos komunikojnë me duarshtrëngim, por me zemër, të kujdesen për veten, familjen, lagjen dhe qytetin.
Për të gjithë ata që kanë shqetësime dhe probleme shëndetësore luten që të kontaktojnë numrat 112, 192, 193 apo 194 - të cilët janë kontakte që japin shërbime 24 orë.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.