Lajmet e fundit

Eden Hazardi po konsideron edhe pensionimin, pasi e shkëputi kontratën me Real Madridin me marrëveshje të dyanshme.
Hazardi përveç pensionimit, po shqyrton edhe një ofertë nga Major League Soccer.
Belgu ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar nëntë të tjerë në 76 paraqitje me Real Madridin.
Marca po raporton se Hazard po shikon për opsione. Pensionimi është një mundësi teksa Vancouver Whitecaps është skuadra amerikane që i ka dërguar ofertë belgut.
Hazardi iu bashku Realit për 100 milionë euro në 2019. /Klankosova.tv.