Lajmet e fundit
Legjenda e Gjermanisë ka thënë se belgu mund të mos jetë mjaftueshëm i mirë për të shkëlqyer tek Los Blancos

Michael Ballack e ka këshilluar Eden Hazard që të mos transferohet tek Real Madrid.
Belgu është përfolur shumë si një nga blerjet e mundshme të Florentino Perez për këtë verë.
Por legjenda gjermane ka thënë se Hazard mund të mos e ketë kapacitetin për të lënë gjurmë në Santiago Bernabeu.
“Hazard mund të mos e ketë kapacitetin për t’u ballafaquar me egot e mëdha në Real Madrid. Në sezonin e kaluar nuk ishte pozitiv dhe mund t’i ndodh prapë”.
“Nuk është futbollist që flet shumë dhe në Real Madrid mund të jetë një situatë e vështirë për të”