25.11.2019 · përditësuar para 2441 dite1 min lexim
Për yllin e skuadrës Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, prej kohësh është raportuar se mund të transferohet në Santiago Bernabeu.
Tani ekziston një lojtar në Real Madrid që e pranon publikisht se dëshiron ta shoh një gjë të tillë të bëhet realitet, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Eden Hazard ka thënë se do të ishte i lumtur të luajë përkrah Kylian Mbappe në Real Madrid. Ai beson se sulmuesi francez ka potencial që të bëhet një nga lojtarët më të mirë të botës.
“Ai ka talent. Brenda pak vitesh ai me siguri do të jetë lojtari më i mirë në botë”, ka thënë Hazard për Le Parisien.
“Një lojtar futbolli gjithmonë ëndërron të luajë me më të mirët. Nesër do ta sillja atë në Real Madrid nëse do të pyetesha unë”.
“Por nuk jam unë ai që vendos, nuk mendoj se dikush do të pyes për mendimin tim”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.