Lajmet e fundit

Eden Hazard ka paralajmëruar rivalët e Chelsea për titull, që ata kanë përvojën e duhur për të qëndruar në krye të Premier League deri në fund të sezonit.
Skuadra që drejton Antonio Conte gjendet me dhjetë pikë para, përcjellësit të parë Tottenham Hotspur në tabelë.
“Jemi profesionistë. E kemi fituar ligën dy vite më patë, kështu që e dimë çka të bëjmë”, ka thënë anësori belg.
“Jemi të parët qe disa muaj dhe duam të qëndrojmë të parët. Këtë do ta bëjmë ndeshje pas ndeshje”, ka shtuar.
Ai ka humbur disa raste të mira shënimi në ndeshjen kundër Swansea, por edhe në tetë ndeshjet e fundit ai ka qëlluar rrjetën vetëm një herë.
“Për mua është njësojë, si shënova, s’shënova apo asistova”, ka thënë Hazard.
“Edhe nëse nuk arrijë të asistoj apo shënoj - nëse luajë mirë dhe ne fitojmë, jam njeriu më i lumtur në fushë”, ka përfunduar ai./Klan Kosova/