Lajmet e fundit
Euro 2016 ka përfunduar për skuadrën e Marc Wilmots, por i riu i talentuar ka thënë se gjenerata e artë mund të fitojë trofe në të ardhmen.

Eden Hazard është zhgënjyer me eliminimin 3-1 nga Euro 2016 nga Uellsi, por është i bindur se këtë gjeneratë po e presin trofe në të ardhmen.
Belgët u eliminuan në cerekfinale nga skuadra e Chris Coleman, megjithëse kaluan të parët në epërsi.
Hazard ka kundërshtuar mundësinë e shkarkimit të përzgjedhësit, ndërsa ka kërkuar nga skuadra që të punojë dhe të qëndrojë e bashkuar.
"Do të punojmë shumë dhe të fitojmë tituj në të ardhmen".
"Ka shumë presion në trajnerin. Kemi punuar me të shumë vjet dhe mendojmë që ai duhet të qëndrojë".
"Natyrisht qe eliminimin ishte zhgënjim, por mendoj që gjërat duhet të bëhen me qetësi".