Lajmet e fundit

Eden Hazard ka thënë se Kevin De Bruyne është lojtari më i mirë në Premier Ligë për momentin, dhe ka dhënë lëvdata të mëdha për yllin e Manchester City-t.
“Kevin është definitivisht lojtari më i mirë në Premier Ligë për momentin”, raportohet të ketë thënë Hazard, sipas Mirror.
“City është ekipi më i mirë në Premier Ligë, dhe Kevin është një lojtar i rëndësishëm në sistemin e Guardiolës. Është lehtë të luash me Kevinin sepse jemi lojtarë të mirë”.