Lajmet e fundit

Kohën e fundit aktorja Salma Hayek, ka dënuar komentet rreth emingrantëve të kandidatit për president të SHBA-ve, Donald Trump.
Si duket Hayek, nuk dëshiron të i tërheq fjalët e saj kundër Trump, dhe e ka mbrojtur qëndrimin e saj në emisionin Good Morning America.
Aktorja gjatë intervistës tha që kjo çështja e emigracionit, është duke u përdorur si një mjet politik, transmeton Klan Kosova.
“Emigrantët janë fuqi punëtore me shumë rëndësi në Amerikë, dhe çdo kush që është pak i informuar e di këtë gjë”, është shprehur Hayek.
Javën e kaluar ajo kishte thënë që nuk dëshironte të e zinte në gojë emrin e Trump, sepse nuk donte që ti dhuronte publicitet.