Lajmet e fundit

Deptetja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në një intervistë në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, përballë koleges së saj nga Lidhja Demokratike e Kosovës Besa Gaxherri, ka thënë se protestat nga kjo lëvizje nuk do të ndalen dhe se aksionet do të vazhdojnë.
“Lëvizja Vetëvendosje prej 25 gushtit është duke organizuar aksione simbolike për t’ua bërë me dije qytetarëve se sa e dëmshme është Zajednica.
“Kryeministri Mustafa po tenton që ta bëjë jo funksionale republikën e Kosovës, dhe këtij tentimi ne po i përgjigjemi me aksione, deri në protesta gjithëpopullore.
“Krijimi i Zajednicës është i rrezikshëm”.
“Pavarësisht që ne kemi marrë vendim për të hyrë në insitutucionet e Kosovës, në çdo situatë të cilën është gjendur vendi ynë e që konsiderohet si e dëmshme për vendin, Vetëvendosje do të protestojë”.