Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu priti sot në takim Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.
Në njoftimin e Kuvendit thuhet se biseda u përqendrua në bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, në veçanti në dimensionin parlamentar dhe në mundësitë për të thelluar shkëmbimin e përvojave institucionale.
“Kryetarja Haxhiu theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira me Slloveninë dhe vlerësoi mbështetjen e saj të vazhdueshme për konsolidimin demokratik dhe integrimin evropian të Kosovës”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.