Lajmet e fundit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka reaguar pas fjalimit të deputetit të LDK-së, Anton Quni.
Quni ka thënë sot në Kuvend se ka pasur në plan të tërhiqet nga skena politike, por që tash ka ndryshuar mendje, dhe nuk do të largohet derisa të shohë Veselin dhe Thaçin, prapa grilave.
Ai poashtu ka pasur fjalë të ashpra për kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke thënë se po e lënë LDK-në në gjysmë, dhe madje ka thënë se ata kanë qenë “frikacakë” edhe gjatë luftës.
“Pajtohem plotësisht me fjalimin e Anton Qunit pra pajtohem me të vërtetat që tha për Kadri Veselin. Kam veq një pyetje: Ku ishe para 3 viteve?”, ka shkruar Haxhiu në Facebook, njofton Klan Kosova.