Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Mary Ann Hennessey.
Kuvendi ka njoftuar se në takim është diskutuar për zhvillimet politike në vend, bashkëpunimin me institucionet evropiane dhe rëndësinë e avancimit të reformave demokratike dhe të sundimit të ligjit.
“Kryetarja Haxhiu theksoi përkushtimin e Kuvendit për forcimin e institucioneve demokratike dhe për thellimin e bashkëpunimit me partnerët evropianë në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.