Takimi mes përfaqësuesve të partive politike, dhe ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu rreth caktimit të datë së zgjedhjeve është paraparë të nisë në ora 15:00.
Siç raporton gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani tashmë në Presidencë kanë mbërritur Bedri Hamza, kryetari i PDK-së, Ardian Gjini, nënkryetar i AAK-së, Donika Gërvalla kryetare e Guxo, si dhe përfaqësues nga minoritetet, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu në takim mbërriti edhe U.D., e presidentes, Albulena Haxhiu, ndërsa pas pak pritet të nisë mbledhja.
https://www.youtube.com/watch?v=41uOhVuS_B0
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.