Lajmet e fundit

Deputetët e zgjedhur të legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës kanë pranuar dje ftesat për seancë konstituive nga u.d e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten nga ora 10:00, kurse në ftesë është bashkëngjitur edhe rendi i ditës së kësaj seance, transmeton klankosova.tv.
Si pikë e parë e rendit të ditës është formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, teksa pas kësaj deputetët e Kuvendi të Kosovës do të kryejnë betimin e deputetit.
Pika e tretë e rendit të ditës do të jetë zgjedhja e kryeparlamentarit, kurse në fund do të zgjedhen edhe nënkretarit e Kuvendit.