Lajmet e fundit

Ngjitja në Arafat është ndër kushtet kryesore të Haxhit.
Për këtë arsye, ende pa zbardhur drita, besimtarët myslimanë kanë marrë rrugën drejt rrafshnaltës së Arafatit, pak kilometra larg Mekës në Arabinë Saudite.
2 milionë pelegrinë të besimit islam nga e mbarë botë, përfshirë edhe 800 nga Kosova, duhet të qëndrojnë në këtë mal deri në perëndim të diellit, një ditë para se të festohet Kurban Bajrami.
Haxhin dhe përjetimin e ditës së Arafatit e kujtojnë me nostalgji ata që më herët kanë qëndruar atje.
Haxhi Fitim Fluga, rrëfen për kohën kur ai ishte haxhi dhe thotë se në këtë ditë bëhen lutje të mëdha dhe përçohen mesazhe paqeje.
Sipas fesë Islame, haxhi është detyrimi i pestë, i cili duhet të kryhet të paktën njëherë në jetë, për të gjithë ata që gëzojnë shëndet të mirë dhe kanë mundësi financiare për ta realizuar atë.
Kronikë nga Rilind Matoshi.