Lajmet e fundit

Ish-Ministri i Transporteve të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto ka folur për herë të parë pas dorëheqjes nga posti që mbante në qeverinë “Rama”.
Në një prononcim për mediat, Haxhinasto, sikundër e kishte specifikuar edhe në dorëheqje ka theksuar se arsyeja e vetme e vendimit për të lënë postin e ministrit është angazhimi në parti.
“Nuk ka asnjë arsye tjetër vec angazhimit tim në partinë Lëvizja Socialiste për Integrim”- ka thënë Haxhinasto.
Haxhinasto dha dorëheqjen ditën e premte, me një kërkesë drejtuar kryeministrit Rama, e menjëherë pas kësaj, Rama, duke e pranuar kërkesën, çmoi punën e Haxhinastos në ekipin qeveritar.
Fill pas lajmit, burime nga LSI konfirmuan se vendin e tij në kabinet do ta zërë Sokol Dervishaj, këshilltar i Metës në Kuvend, raporton Panorama, përcjellë Klan Kosova.