Lajmet e fundit

Gratë janë ulur në karrigen e regjisorit vetëm në 7 përqind të rasteve në 250 filma të Hollywoodit gjatë vitit të kaluar, transmeton Klan Kosova.
Ky hulumtim vjen nga Qendra për Studime për Gratë në Televizion dhe Film nga Universiteti i San Diegos, të cilën zbuluan gjithashtu se gratë përbëjnë vetëm 11 % të shkrimtarëve dhe 23 % të prodhuesve në fotografi.
Autorja e hulumtimit Dr. Martha Lauzen, ka thënë se këto hulumtime kanë dëshmuar se situata për gratë në industrinë filmike nuk ka ndryshuar ende, pavarësisht reagimeve të Jennifer Anniston, e cila bën komente publike rreth mosbalancimit.
Po ashtu edhe Alice Eve, Bradley Cooper dhe Jessica Chastain kanë folur rreth pabarazisë gjinore në javët e fundit, dhe Ethan Hawke pretendon se biznesi i filmave në Hollywood është "klub i meshkujve".