20.01.2016 · përditësuar para 3846 dite1 min lexim
Sokol Havolli, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se opozita me veprimet e saj ka treguar që nuk e do shtetin, por do që ta rrënojë, njofton Klan Kosova.
"Kanë qenë këta që me koktej mollotvi kanë gjuajtur Qeverinë dhe pretendojnë të ndërtojnë shtet, këta që nuk e respektojnë flamurin e shtetit e quajnë flamur lara-lara".
"Qeveria e ka vazhduar punën e vetë deshtën apo nuk deshtën këta edhe Kuvendi ka vazhduar punën e saj".
"Këta dëshirojnë të ketë viktima, e quajnë paqësore e gjuajnë 300 shishe me koktej molotovi".
"Ka njerëz brenda Vetëvendosjes që duket se dëshirojnë të ketë vrasje. Këta dëshirojnë ta rrënojnë këtë shtet. Asnjë prej përkrahësve të Republikës që nga John Kerry deri tek Robertson që nuk i përkrahin veprimet e tyre".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.