Lajmet e fundit

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani ka fituar zgjedhjet për mandatin e dytë, është bërë e ditur nga ministri i brendshëm i këtij vendi, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Nga më shumë se 40 milionë votues, Rouhani ka marre 57% të votave, apo afërsisht 23 milionë vota.
Rouhani, i cili kishte arritur një marrëveshje me fuqitë botërore për të limituar programin nuklear të Iranit, me këto vota nuk do të hyj në balotazh.
Ndërsa kundërshtari i tij kryesor, Ebrahim Raisi, është ankuar për parregullsi gjatë procesit të votimit.