Lajmet e fundit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot mbajti mbledhjen e parë me drejtorët e ri të drejtorive të komunës. Vetëvendosje në Prizren do ta bashkëqeverisë me LDK, NISMA dhe partitë e komuniteteve, KDTP-në turke dhe NDS nga komuniteti boshnjak.
VV do të udhëheqë me drejtorinë për shërbime publike, drejtorinë e shëndetësisë dhe atë të inspektoriatit. LDK do të jetë përgjegjëse për drejtorinë e urbanizmit, drejtorinë e mirëqenies sociale dhe atë të bujqësisë dhe zhvillimit rural. Ndërsa drejtoria e administratës, e arsimit dhe ajo për kulturë, rini dhe sport do të jetë nën udhëheqjen e NISMA-s.
Drejtoria e financave dhe ajo e turizmit do të menaxhohet nga KDTP, ndërsa NDS do të udhëheq drejtorinë e kadastrit.
Drejtorët e ri u zotuan se do të jenë transparant, bashkëpunues dhe se së bashku me Kryetarin Haskuka do ta punojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Prizrenit.