Lajmet e fundit

Një person ka hasur në një mjet shpërthyes përderisa ishte duke punuar me ekskavator në tokën e tij në Istog, thuhet në raportin e policisë.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se derisa ishte duke punuar me ekskavator në parcelën e tij ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Policia ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i FSK-së dh i KFOR-it ka bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar në mënyrë të sigurt,” njofton policia, përcjellë Klan Kosova.