Lajmet e fundit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, u ka uruar të gjithë qytetarëve të komunitetit egjiptian në Kosovë ua 24 qershorin, Ditën Kombëtare Egjiptiane.
"Komuniteti egjiptian kontribuon në mënyrë aktive dhe konstruktive në jetën institucionale dhe shoqërore në Kosovë. Vendi ynë është shumë i pasur me komunitete dhe harmoninë e krijuar do ta ruajmë e forcojmë edhe më shumë".
"Institucionet e Kosovës duhet të vazhdojnë të krijojnë kushte sa më gjithëpërfshirëse të integrimit dhe punësimit të të gjithë pjesëtarëve të komuniteteve në shoqërinë tonë", ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.