03.11.2018 · përditësuar para 2828 dite1 min lexim
Sukseset e xhudistëve kosovarë në arenën ndërkombëtare nuk po kanë të ndalur.
Akil Gjakova sot ka arritur të shpallet kampion evropian në grupmoshën U-23, njofton Klan Kosova.
Ai me Ippon arriti që në finale të mposhtë xhudistin nga Azerbajxhani, Elkhan Mammadov.
Për këtë sukses Akilin e ka uruar edhe Presidenti Hashim Thaçi.
“Edhe një xhudist kosovar kampion i ri evropian në U23. Të lumtë, Akil”, ka shkrua Thaçi në profilin e tij në Facebook.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.