Lajmet e fundit

Presidenti Hashim Thaçi, po qëndron për një vizitë disa ditore në SHBA, me ç’rast do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Ai fillimisht është takuar me Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Britanisë, Boris Johnson.
Thaçi dhe Johnson gjatë një takimi të shkurtet kanë diskutuar për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe perspektivën euro-atlantike të Kosovës, ka bërë të ditur vetë presidenti përmes një shkrimi.
“Pata kënaqësinë që takimet në seancën e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara t’i filloj me një takim me Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.
E falënderova Sekretarin Johnson për mbështetjen e fuqishme të Britanisë së Madhe për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Në këtë takim të shkurtër, mora konfirmimin për mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar për konsolidimin e brendshëm të Kosovës, për perspektivën e saj integruese euro-atlantike, për dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Sekretari Johnson uroi për themelimin e institucioneve të vendit” ka shkruar Thaçi.