Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po vazhdon fjalimin e tij në Gjykatën Speciale në Hagë.
Duke folur për pushtetin pas luftës, Thaçi tregoi për fitoret e tij, koalicionet dhe bashkëpunimin me partitë politike.
"Edhe kur kam ardhë në pushtet, kam ardhë me fitore elektorale. Kam respektuar tërë kohën normat demokratike dhe rezultatet e zgjedhjeve. Kurdo që partia ime ishte në pushtet, ishte gjithmonë në koalicion me LDK-në dhe partitë tjera politike shqiptare dhe jo shqiptare. Së bashku, e bëmë shtetin, Kosovën shtet."
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.