Lajmet e fundit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë homazhe sot të varri i heroit kombëtar, Shaban Polluzha, njofton Klan Kosova.
Thaçi ka shkruajtur në llogarinë e tij në Facebook, ku ka thënë se kryengritja e Shaban Polluzhës është kundërvënia parë e armatosur ndaj diktaturës komuniste.
Ky është postimi i plotë i Thaçit:
“Nderim te varri i komandantit Shaban Polluzha, sot, në ditën e 71 vjetorit të rënies së tij.
Shaban Polluzha me bashkëluftëtarët e tij u ngrit kundër qëndrimeve të regjimit komunist jugosllav, që shkeli premtimet dhe të drejtat e popullit shqiptar të Kosovës duke vënë në zbatim administrimin ushtarak, përmes të cilit synohej shkatërrimi dhe likuidimi i forcave patriotike të Kosovës.
Kryengritja e Shaban Polluzhës është kundërvënia parë e armatosur ndaj diktaturës komuniste. HTH”