Lajmet e fundit

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi ka thënë se Kosova nuk ka ushtri pasi që Qeverive të Kosovës u ka munguar vizioni dhe vullneti për një gjë të tillë.
Sipas Selimit kjo ndodhë pasi që në zyrën presidenciale është një njeri manipulant, i cili sipas tij po vazhdon të luajë me sigurinë e vendit.
Selimi ka thënë në foltoren e Kuvendit të Kosovës se presidenti aktual ka tërhequr projektligjin për FSK-në për t’i hapur rrugë kësaj teme në Bruksel.
Deputeti i Vetëvendosjes theksoi më tutje se ushtria i duhet edhe Kosovës por edhe NATO-s. Për mosbërjen e ushtrisë ai ka thënë se vetëm një njeri është përgjegjës e ai është “Hashim Haxhi Thaçi”, transmeton Klan Kosova.