Lajmet e fundit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ata që e kanë menduar e planifikuar vrasjen e Oliver Ivanoviq kanë dashur të dëmtojnë Kosovën.
Ai në intervistë për Deutsche Wellen ka theksuar se shpreson të zgjidhet sa më parë rasti dhe të gjinden kryerësit e vrasjes.
“Është moment dhe ngjarje tragjike, mesazhi më i keq i mundshëm që kemi pasur të dëshmojmë e përjetojmë”.
“Institucionet e Kosovës me ato ndërkombëtare po bëjnë përpjekjen maksimale që kjo vrasje kriminale të zbardhet. Më së paku kjo gjë i është dashur Kosovës tani”.