Lajmet e fundit

Presidenti Hashim Thaçi, në fjalimin e funditvitit para ligjvënësve kosovarë ka folur për procesin e dialogut me Serbinë dhe letrat e Presidentit të Francës, Emmanule Macron dhe asaj Presidentit të Amerikës , Donald Trump.
“Marrëveshja me Serbinë duhet të jetë përfundimtare, që i sjell Kosovës njohjen nga Serbia dhe ulëse në OKB. Dy letra që kanë ardhur në zyrën time tregojnë se jemi në rrugë të drejtë. Letra e Macron dhe ajo e Trump që është më e fuqishme. Jemi gjithmonë mirënjohjes SHBA-së, jemi mirënjohës Trump që në letër e dallon Kosovën si partner vendimtar për paqe në Evropë”.
“Duhet ta marrim me seriozitet ftesën e tij kur thotë: Ju nis ju dhe liderët e Kosovës që të flisni me një zë unik gjatë negociatave për paqe. Kemi përkrahjen e mikut më të fuqishëm – SHBA-së. Zotimin tonë duhet ta shndërrojmë në veprim”, ka thënë Thaçi, njofton Klan Kosova.
Thaçi ka thënë se rasti për marrëveshje me Serbinë nuk duhet të humbet.
“Konfirmoj se Kosova është gati për dialog, Kosova zotohet se do të arrijë marrëveshje finale me Serbinë, një marrëveshje për njohje, ndryshimin e rezolutës 1244, anëtarësimin e Kosovës në OKB”.
“Nëse humbet ky rast do të ishte kthim tragjik dhe të do kumbisnim mundësinë që nuk do të përsëritet për kohë të gjatë”.